Vendimi për Nevaldo Hajdarin shkakton përplasje në Gjykatën e Apelit, çfarë tha babai i Klodian Rashës

Në seancën që u zhvillua ndaj Nevaldo Hajdarit, Prokuroria kërkoi dënimin e tij maksimal që parashikon vepra penale, me 20 vite burg. Më tej, Prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish-efektivin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha.

Nga ana tjetër, avokati i Nevaldo Hajdarit tha se Gjykata e Apelit duhet të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për tu mbrojtur, kjo pasi ish-efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën.

Qazim Rasha, babai i viktimës, i cili tha se: Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua. Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që se beson asnjëri, ato nuk qëndrojnë.