U nis me bashkëshortin për në Greqi, çfarë i gjeti policia në çantë 43-vjeçares
Sekuestrohen 25 500 euro në Kakavijë, procedohet
penalisht 43-vjeçarja të cilës iu gjet shuma monetare.
Policia
Kufitare bën me dije se “brenda pak orësh goditi rastin e dytë të mosdeklarimit të të hollave në
kufi.
Shërbimet e Policisë
Kufitare në Kakavijë, në dalje të RSH-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në
Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,
shërbimet e Policisë
Kufitare, në bashkëpunim me
shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua
penalisht në gjendje të lirë shtetasja S. R., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në
kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më herët
shërbimet e Policisë
Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në
kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar
penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në
Greqi.
Shtuar më 10/10/2020,
ora 08:43