U ndoqën furgonin dhe ndërhynë kur u hap dera, si u morën 460 mijë lekë pensionesh në Bulqizë
Autorët e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë kanë patur një plan të qartë të veprimeve të tyre me qëllim realizimin e planit sa më shpejt duke mos u kapur nga policia.

Mësohet se fillimisht autorët kanë vëzhguar itinerarin e furgonit të postës që bënte transportin e parave nga Bulqiza në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë.

Pasi kanë mësuar oraret dhe sa persona e shoqëronin, autorët kanë filluar zbatimin e planit të tyre duke ndërhyrë në momentin që furgoni ka filluar lëniën e parave në postë.

Fillimisht autorët kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë shqyer derën duke marrë të gjithë paratë që gjendeshin aty.

Mësohet se shume e grabitur është 460 mijë lekë dhe ishin para pensionesh që do t'u shpërndaheshin të moshuarëve të zonës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, por nuk ka ende gjurmë të autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori