U ndalua rastësisht, i riu që ishte në kërkim kapet me drogë
Pëlqej
Një 20 vjecar është ndaluar nga policia për kontroll por ka përfunduar në pranga pasi i është gjetur një sasi lëndë narkotike.

Ai ishte pasagjer në makinën e ndaluar, por pas kontrollit policia ka zbuluar se i riu ishte në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

‘Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T., vjeç 20, banues në Babrru, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl, duke qenë pasagjer në mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi S.M., nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga verifikimi rezultoi në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Neni 283 i Kodit Penal’, thuhet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori