Ditën e djeshme në emisionin "
Stop" u publikuan pamje nga një video-skandalku profesori kërkonte
favore seksuale nga studentja me qëllim që kjo e fundit të kalonte vitin.
Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ndalimin e profesorit Denis Himcit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit Denis Himci, 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”,
Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas Policisë, ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “
Stop”, ku ky shtetas i kërkonte
favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 18/09/2019,
ora 09:18