U nda pas 17 vitesh, Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin
Pëlqej
Martesa e gjatë e Jonida Maliqit dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund pas 17 vitesh.

Këngëtarja, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ka preferuar të heshtë deri tani në lidhje me arsyet e ndarjes.

Ama duke qenë se ajo u bë kryetemë e rrjeteve sociale dhe mediave rozë për shkak të ndarjes, mesa duket ajo ka vendosur që të flasë.

E ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida për herë të parë pranoi ta cekte këtë pjesë të historisë së saj.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është.

Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori