U mendua se ishte në kontroll, rindizet zjarri në malin e Vashës
Një vatër zjarri është ribërë aktive mesditën e sotme në malin e Vashës në Labinot Mal të Elbasanit.

Pasi zjarrfikëset vunë nën kontroll vatrën e ndezur gjatë paradites, zjarri është rindezur sërish.

Sipas shefit të zjarrfikëses, Tajar Alla dy mjete janë nisur drejt malit.

Ndërhyrja konsiderohet e vështirë për shkak të terrenit kodrinor. Sasia e djegur bëhet me dije se është e konsiderueshme , ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura.

Kjo është vatra e dytë që bëhet aktive brenda 24 orëve.
Shtuar më 15/09/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori