Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës: Dua të më njihet koha e paraburgimit

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do t’i drejtohet sërish gjykatës, pasi kërkon që ti njihet koha e paraburgimit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ditën e nesërme Gjykata do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezente edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale.

Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre./albeu.com/