Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, ditën e shtunë u raportua se ishte zhdukur.
Familjarët e tij kishin lajmëruar rastin në
polici, ku edhe kishin
kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.
Dyshohet se
Jetmir Rudi është rrëmbyer, pasi nga fotot e dërguara në redaksinë e TV Malisheva, 28-vjeçari shihet i lidhur dhe i shtrirë në tokë pothuajse i zhveshur. Ai është gjetur nga
familjarët e tij të dielën rreth orës 18:00.
28-vjeçari, për 25 orë nuk u bë i gjallë për
familjarët, të cilët raportuan rastin në
polici, ata në mëngjesin e kësaj të diele nisën kërkimet bashkë me policinë në zonat rreth fshatit Rud të Malishevës.
Pikërisht në këtë fshat ai u gjet, gjithnjë sipas familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore, por pak i shqetësuar.
Njëri nga të afërmit e tij ka treguar për “Klan Kosova” se ata dhe policët e kishin
kërkuar në të njëjtën rrugë Jetmirin gjatë tërë ditës, por ai nuk ishte parë nga
familjarët, prandaj dyshojnë se dikush e ka sjellë më vonë aty.
Ndërkohë zyrtarët policorë nuk kanë arritur akoma ta intervistojnë
Jetmir Rudin për të mësuar nëse ai vërtetë është rrëmbyer dhe detajet tjera nga zhdukja e tij. Aktualisht ai është duke u trajtuar në QKUK.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 09:11