U largua nga "Për'puthen", Anës i ndodh e papritura në Instagram në 24 orë (FOTO LAJM)
Një nga konkurrentet më të njohura të Për’
puthen Ana nuk është paraqitur në njw prej puntatave tw emisionit, pasi u largua
papritur të premten.
Ky veprim i saj shkaktoi goxha bujë në
rrjet dhe të gjithë filluan të aludojnë nëse ajo do rikthehet apo jo në emision.
Sakaq, një e
papritur i ka ndodhur Instagramit të
Anës këto 24 orë. Të nxitur nga kurioziteti, shumë persona kanë filluar ta ndjekin në këtë
rrjet social, duke e bërë konkurrenten më të ndjekur të “Për’
puthen”.
Ajo tashmë numëron 310 mijë ndjekës, duke lënë pas edhe Shqipe Hysenajn, e cila bëri bujë pas përjashtimit të saj nga emisioni dhe numëron 263 mijë ndjekës.
Kujtojmë se e gjitha filloi pas takimit të Fatjonit me Melisën, gjë që duket mos t’i ketë pëlqyer shumë
Anës, e cila teksa komentonte takimin e tyre u shfaq me disa rezerva. Ajo madje tha edhe se Melisa shihet si “objek seksi” nga Fatjoni.
Ndër të tjera, ajo kishte shkruar edhe disa kritika për Fatjonin që do i lexonte live në emision, por për shkak të kohës televizive iu kërkua nga
produksioni ta lexonte të hënën, pra dje.
Pas bujës që shkaktoi në
rrjet me largimin e saj të
papritur nga “Për’
puthen” puntatën e të premtes dhe mungesën e saj, Ana u rikthye dje sërish në studio.
Ana shpjegoi se shkak i largimit të saj ishte bërë fakti që
produksioni nuk i kishte dhënë kohë për të shprehur kritikat e saj ndaj Fatjonit, teksa faktin që i gjuajti me shuplakë tha se erdhi prej veprimeve të tij.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 08:56