U lanë në burg dy kryetarët e PD-së në Elbasan, Spaho u jep premtime përkrahësve të PD
“Të gjithë qytetarët e arrestuar për shkak të protestave të opozitës me urdhër politik të Edi Ramës do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha privilegjet që parashikon ligji.”, kështu është shprehur nga Elbasani ditën e sotme jashtë Gjykatës Rajonale nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Spaho së bashku me ish-deputetin Luciano Boçi kanë ndjekur seancën gjyqësore për ish-deputetin demokrat Bylykbashi dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie të arrestuar për bllokimin e rrugës ekskortës së Ramës, Spaho foli për një gjyq farsë që synim të tij ka trembjen e opozitës.

Ndërkohë në të njëjtën linjë ishte edhe ish-deputeti tjetër i Elbasanit, Luçiano Boçi.

Edmond Spaho: “Asistuam në seancën e radhës, në përpjekjet e radhës për të trembur PD dhe opozitën e bashkuar në rrugën që kemi ndërmarrë për ta shporrur Edi Ramën dhe klanin e tij nga qeveria, pushteti, nga Shqipëria. Gjyqi ishte fars i zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive të Edi Ramës. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trëmbin opozitën, por përkundrazi nesër do ta ketë edhe me shumë në të gjithë Shqipërinë kudo që shkon që të japi dorëheqjen.

E kam thënë edhe herë tjetër dhe e ritheksojë që të gjithë këta, përkrahës të opozitës që futen në burg me urdhër të Edi Ramës, do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin mbështetjen e nevojshme që ju siguron ligji. Dëshiroj të them që ne si Parti Demokratike dhe si opozitë kemi mbajtur shënim emrin e komisarit të Policisë së Librazhdit, Bedri Hasanaj si dhe emrin e Prokurorit të çështjes Ritvan Zukaj.

Këta persona të cilët inicjojnë këto gjyqe politike duhet të mbajnë përgjegjësi. Të gjithë ata individë të cilët zbatojnë ligjin sipas Edi Ramës do të vijë dita që në një drejtësi të vërtetë do të Përgjigjen për këto veprime. Gjykatsi i Parë që njoh unë që që nga koha e diktaturës fut në burg drejtuesin e një force politike.”-është shprehur Spaho.

Luçiano Boçi: Duhet të ishte kryeministri, ai po bën krim zgjedhor, është kapur në krim zgjedhor bashkë me Dakon e tij, gjiknurët. Më vjen keq që sot në Shqipëri nuk aplikohet kodi i procedurës penale, por neni 55 i diktaturës,. Rama mendon se po zbeh qëndresën tonë, por të jetë i bindur se nuk i ndahemi këmba-këmbës deri në shkuljen e tij nga karrigia e pushtetit.

Shtuar më 16/06/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori