U kërkoi ndjesë pasi i ofendoi, banorët e Astirit i shpallin "luftë" ambasadorit
Duket se ndjesa e amabsadorit të OSBE-së ndaj banorëve të Astirit, pasi i ofendoi ata duke nxjerrë gishtin e mesit, nuk është pranuar.

Nga ambientet e gjykatës së Tiranës, ku janë duke pritur dhënien e masës së sigurisë për tre prej tyre, banorët kanë komentuar dhe ndjesën e ambasadorit Borchardt.

Banorët thanë se do të nisin një peticion për ta shpallur ambasadorin e OSBE-së të padëshirueshëm në vendin tonë shkruan Faxëeb.

“Ambasadori nuk mund ta kalojë me një ndjesë, pasi ne kemi një vit që protestojmë dhe nuk ka ardhur asnjëherë të bisedojnë me ne.

Ne nuk kishim asgjë me të, ne thërrisnim ‘Rama ik’, ne do ti kërkojmë presidentit që Borchardt të jetë i pa- dëshirueshëm në vendin tone”, thanë ata.
Shtuar më 14/10/2019, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori