Tre persona janë arrestuar në flagrancë në
Durrës, pasi u kapën nga policia duke shkëmbyer lëndë
narkotike, të llojit kokainë.
Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë: A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në
Durrës.
Sipas policisë këta persona po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh,
Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë
narkotike të dyshuar kokainë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N.,
shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni “Pure drugs”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me
shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP
Durrës.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen rreth 1 kg lëndë
narkotike kokainë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP
Durrës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pure drugs”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në
Durrës.
Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine,
shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh,
Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë
narkotike të dyshuar kokainë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N.,
shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës
narkotike dhe fishekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 08:50