U kapën duke vjedhur në dyqan, shqiptarët përleshen me karabinierët
Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Riminit, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në Rimini.

Në momentin e ndalimit shqiptarët përdorën rezistencë ndaj karabinierëve, ndërkohë që do të përgjigjen për grabitje të dhunshme, rezistencë ndaj policisë si edhe dhunë.

Shqiptarët u futën në një dyqan bizhuterish dhe morën aty një palë syze dielli nga një dritare e dyqanit, ndërsa tentuan të ikin pa paguar.

Por ata u pikasën nga pronari të cilën në ikje e sipër e kërcënuan me një shishe të thyer, raportojnë mediat italiane.

Policia i ndoqi shqiptarët në një distancë të afërt, por ata në vend që të dorëzohen ushtruan dhunë ndaj policëve duke i shtyrë ata, si edhe shkaktuan probleme për makinat e policisë.
Shtuar më 12/08/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori