U kap pa targa dhe me krom në makinë, vëllezërit dhe kushërinjtë ngrihen kundër policisë
Policia ka vënë në pranga tre persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia sqaron se forcat e rendit në aksin Krumë-Letaj kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, drejtuesit të një kamioni pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje.

Pasi i janë kërkuar dokumentet, drejtuesit të mjetit shtetasit A.D., ai ka kundërshtuar. “Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin”, sqaron policia.

Njoftimi

Kundërshtuan urdhrin e punonjësit të Policisë dhe i kanosën ata për shkak të detyrës, vihen në pranga tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm dhe kontrabandës, strukturat e DVP Kukës kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme kontrolli në të gjitha akset rrugore të qarkut Kukës.

Në këtë kuadër, në njërën nga pikat e kontrollit, konkretisht në aksin rrugor Krumë-Letaj, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, drejtuesit të një kamioni pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje.

Punonjësit e Policisë i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit shtetasit A. D., dokumentacionin e mjetit dhe të ngarkesës, por shtetasi A. D. i ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk ka dhënë asnjë dokument. Në këto kushte punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, për t’i bllokuar mjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Has.

Gjatë shoqërimit për veprime të metejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e shtetasit A. D., konkretisht vëllezërit B. D., D. D. dhe kushëriri i tij B. D., janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin.

Me ardhjen e forcave të tjera të Policisë në ndihmë është bërë shoqërimi i shtetasve në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre, konkretisht:

D., 30 vjeç, A. D., 33 vjeç dhe B. D., 34 vjeç, banues në Golaj.
Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë rrugore vijojnë veprimet për bllokimin e kamionit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 11/09/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori