U kap në Kakavijë, kush është vrasësi serial nga Ukraina
Mbrëmjen e djeshme në Kakavijë u arrestua një shtetas i huaj i cili dyshohet se ishte një vrasës serial.

Ditën e sotme zbulohen detaje të reja për ukrainasin që shkaktoi panik në pikën kufitare.

Emri i tij është Maryan Yatsula 28 vjeç, i cili ka lindur në Ukrainë. Mëngjesin e datës 3 mars ai është paraqitur me dokumente udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis dhe gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.

Në fillim ai ka tentuar të bëjë rezistencë dhe të largohet por pas futjes se shenjave të gishtave në sistem u zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori