U kap me dy milionë paund drogë, Instagrami "tradhton" shkodranin në Angli
Një shqiptar, i dënuar me 27 vite burg në Angli, përdor nga qelia një telefon ilegalisht për t'i uruar familjarëve ditëlindjet dhe publikon foto në Instagram.

Gazeta Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra Valjet Pepaj.

Sipas kësaj gazete kjo është një tallje e madhe të sistemit të burgjeve nga ky shqiptar i dënuar për trafikun e një sasie të madhe heroine.

Gazetarët e Sunday Telegraph kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me gra të ndryshme, të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.

Valjet Pepaj, do të dënohej në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina.

Pepaj, thotë gazeta angleze, ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e vet në tregun e drogës.

Edi Vyzaj një tjetër anëtarë i bandës i dënuar me 18 vite burg po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu.
Shtuar më 24/01/2021, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori