U kap me armë afër selisë së PS-së, prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën.

Kujtojmë se gjuta po lëvizte me armë pa leje në momentin kur në PS zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS.

Pak ditë para se të kapej me armë, ai ishte liruar pasi ishte arrestuar si pasojë e një sherri me një të afërm.

Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur e çekiç.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë
Shtuar më 25/01/2021, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori