Monika Lubonja hodhi “thumbin” e rradhës, por e kuptuat gjë se kujt i dogji? (VIDEO)

Pas disa kohësh mungesë, Monika Lubonja është rikthyer në Instagram me disa thumba. Po se kujt i drejtohen këto thumba, këtë nuk e dimë ende.

Në një video të postuar në Instastory, aktorja shfaqet tejet indiferente teksa thotë: “Flisni, flisni. Ju flisni unë po vazhdoj të pi kafen.”

Më herët aktorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk ngurroi t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që iu drejtuan.

Ndjekësit e saj ishin kuroizë në lidhje me raportet që Monika mban me ish-banorë të tjerë të “Big Brother Vip.” Në përgjigjet e saj aktorja thumboi dhe ironizoi hapur disa ish banorë të tjerë, duke mos lënë pas as produksionin.

“E vazhdon miqësinë me Pm dhe Sarën?”– e pyet një ndjekës Monikën, e cila i cilëson çiftin e krijuar në BBV si miqtë më të mirë që ka.

“Po Ilirin pse nuk e ndjek?”- pyet një tjetër fans i Monikës dhe kjo e fundit vendosi të përgjigjej me nota ironie duke thënë: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa të njofton policinë ai, dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë.”

Aktorja gjithashtu ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, situatë të cilën e krahason me lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë.