Zbulohet dhe i fundit, historia dhe fati i 8 të arratisurve nga burgu i Trikalas në Greqi (FOTO LAJM)

Arma qe sipas policise greke iu gjet Marjan Koles
Policia ka identifikuar njërin prej grabitësve të thasëve me para nga bordi i avionit të "Austrian Airlines" në Rinas duke arritur të marrin rreth 6 milion euro.

Mësohet se bëhet fjalë për Klement Çalën, i cili ka një CV të pasur në lidhje me grabitjet e bankave në Greqi dhe Shqipëri. Çala është shok i ngushtë i Admir Kupës dhe kanë kryer disa graitje bashkë para dhe pasi të arratiseshin nga burgu i Trikallas në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Historia e grupit dhe fati i 8 të arrestisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas

Çala dhe Admir Murataj ishin pjesë e grupit të 8 shqiptarëvë të arratisur në mënyrë të bujshme nga burgu i sigurisë së lartë të Trikalas në Greqi në vitin 2013, shkruan Albeu.com.

Grupi i shqiptarëve u arratis nga burgu duke patur ndihmë nga jashtë me njerëz që sulmuan me armë dhe granata rojet e burgut në mënyrë që të krijonin kushtet për largimin e të burgosurve. Nga grupi prej tetë personash, disa prej tyre u kapën sërish nga policia greke, të tjerë u vranë, ndërsa pati prej tyre që u kapën apo u vranë sëfundmi nga policia shqiptare.

Të arratosurit ishin Flaurant Luli, 27 vjeç, Edison Lika, 25 vjeç, Ilir Kupa, 27 vjeç, Marjan Kola, 36 vjeç, Klement Cala, 25 vjeç, Admir Murataj, 41 vjeç, Ermal Lita, 35 vjeç dhe Fatos Sulaj, 31 vjeç.

Pak ditë pas arratisjes, policia greke arriti të kapë katër prej të busgorusve që shijuan lirinë për disa orë, ndërkohë që grupi i përbërë nga Marjan Kola, Edison Lika, Admir Murataj, Klement Çala dhe Ilir Kupa do të mundeshin që t'i shpëtonin prangave në atë moment.

Ermal Lita u kap sërish nga policia greke dy muaj më vonë pasi kreu një grabitje banke në Greqi në bashkëpunim edhe me Admir Muratajn. Ky i fundit ia doli t'i shpëtojë policisë duke u futur në Shqipëri sëbashku me Klement Çelën.

Edison Lika, një kushëri i tiji dhe Marjan Kola u ekzekutuan nga Forcat Speciale greke në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë disa javë pas arratisjes së bujshme nga burgu.

Ndërkohë, Ilir Kupa u arrestua një vit pas grabitjes nga policia shqiptare dhe është dënuar këtu pasi drejtonte bandën e "Babagjyshëve" që kreu një grabitje të bujshme në një argjendari në një qendër tregtarenë Tiranë, shkruan Albeu.com.

Klement Çala gjithashtu u arrestua katër vjet më parë në Vlorë, por arriti të dalë në rrethana të paqarta.

Sëfundmi, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë ditës së djeshme në një përplasje të armatosur me policinë shqiptare, ndërsa Çala dyshohet si pjesëmarrës në këtë grabitje.

Nga i gjithë grupi i të arratisurve nga burgu i Trikalasë, vetëm Flaurant Luli gëzon lirinë, ndërsa të tjerët janë kapur ose vrarë nga policia greke dhe ajo shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori