Betohen 4 deputetët e rinj në Kuvend, kush e merr mandatin e Këlliçit, Boçit, Hilës dhe Becit

Pas më shumë se një muaji kanë rinisur ditën e sotme seancat plenare.

Në seancën e sotme, janë betuar 4 deputetët e rinj të Kuvendit, të cilët morën mandatet pasi Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Zef Hila dhe Benet Beci garuan në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kështu, ditën e sotme mandati i Këlliçit i ka kaluar Asllan Dogjanit, mandati i Boçit i ka kaluar Qani Xhafës, mandati i Hilës i ka kaluar Lodovik Hasan dhe mandati i Benet Becit Frrok Gjinit./Albeu.com.


Shtuar 18.05.2023 10:29