U infektua me koronavirus, dërgohet me urgjencë në Turqi Drejtori i Policisë
Drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco, i prekur prej disa ditësh nga koronavirusi, është dërguar ditën e siotme në Turqi për një kurim më të specializuar.

Mësohetse ai humbi ndjenjat një ditë më parë, dhe për pasojë u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, nga ku kaloi menjëherë në terapi intensive.

Si pasojë se rrezikon jetën, Joco u drejtua në klinikën e ozonografisë në Stamboll.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.
Shtuar më 12/10/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori