U infektua me COVID-19? Reagon kryebashkiaku i Gjirokastrës
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka reaguar në lidhje me lajmin se është konfirmuar si pozitiv me koronavirus.

Golemi thekson se ka shfaqur simptoma te lehta disa ditë më parë, ndërkohë që ka vendosur të izolohet ne banesën e tij.

“Pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me Covid-19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt.

Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen nëse jam apo jo i infektuar me koronavirus. Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia”, thekson Golemi.


Shtuar më 28/10/2020, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori