Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli në Neës24 mbi infektimin me koronavirus të mjekut infeksionist, Pëllumb Piperi, i cili marrë dozën e parë të
vaksinës anti-Covid.
Lidhur me rastin e tij, drejtoresha e ISHP deklaroi se një person është i
mbrojtur nga koronavirusi, kur i ka marrë të dyja
dozat e
vaksinës.
“Po, kur merr të dyja
dozat je i
mbrojtur. Të mos harrojmë se vaksinat kanë marrë autorizim emergjent, pasi është kryer stadi i tretë i provës klinike. Të gjitha kompanitë kanë për detyrë të mbledhin të gjitha të dhënat. Vaksinimi përfshin një masë shumë të gjerë të popullatës, organizmi i njeriut është si gishtat e dorës, nuk e dimë sa i fuqishëm është efekti i
vaksinës te secili. Por, ajo që dimë është pas dozës së parë nga dita e 12 fillon një mbrojtje paraprake, ndërsa pas dozës së dytë, një javë më pas, nis mbrojtja”, deklaroi ajo.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 15:14