U infektua me Covid-19, Boris Johnson po shërohet me ritme të shpejta
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson i është përgjigjur pozitivisht mjekimit, pas ekzaminimit me koronavirus dhe është duke u shëruar me ritme të shpejta.

Ditët e fundit ai ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv dhe sikurse raporton “sky neës” është në gjendje të mirë.

Boris Johnson po luan lojëra dhe po shikon filma në spital, ndërsa vazhdon shërimin e tij nga COVID-19.

Thuhet se filmat që ka parë janë “Withnail And I”, duke interpretuar Richard E Grant dhe trilogjinë “Lord Of The Rings”.

Pasi doli nga kujdesi intensiv, kryeministri ia doli të bënte edhe disa shëtitje të shkurtra.

Johnson u dërgua në spitalin e “St Thomas” në Londrën qendrore të dielën në darke, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për COVID-19 .

Shtuar më 11/04/2020, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori