Pasi një prej edukatoreve rezultoi me COVID-19, është
mbyllur përkohësisht një
kopsht në
Fier.
Bëhet fjalë për kopshtin nr.4 në lagjen “1 Maji”. Shkak për mbylljen e kopshtit është bërë shmangia e përhapjes së Covid-19.
Mbyllja e kopshtit nr.4,
kopsht me drekë, është bërë për shkak se kanë rezultuar pozitiv me Covid19 një edukatore, ndërkohë që një sanitare është karantinuar.
Më parë në
Fier, qëndruan të
mbyllur një tjetër
kopsht dhe një cerdhe, edhe në këtë dy raste për arsye sigurie, për të shmangur përhapjen e virusit, pas rasteve pozitive në staf.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 14:17