Drama Ledri-Sara-Dafina/ Olta Gixhari i “hedh benzinë zjarrit”

Vijojmë t’ju japim të dhënat e fundit për trekëndëshin Ledri-Sara-Dafina që duket se nuk mbaron me kaq.

Pas “kunjave” të Dafinës dhe Sarës, mbrëmjen e kaluar, një tjetër personazh i ka hedhur benzinë zjarrit ditën e sotme, dhe ajo është Olta Gixhari.

Aktorja ka bërë një postim, ku ka kërkuar që fansat t’i bëjnë pyetje në “Instastory” dhe një ndër pyetjet që Gixhari ka përzgjedhur për t’ju përgjigjur është se cilën pjesë preferon më shumë nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Kelmendit dhe ajo është përgjigjur:

“Ti kom dhon krejt
Ti kom dhon krejt
Ama prap mle vetem”

Gixhari ka etiketuar Sara Hoxhën, e cila gjithashtu e ka ripostuar këtë përgjigje të Olta Gixharit, duke shkruar: “A nuk është super rrjesht? Pse njerëzit u mërzitën kur u bë koment nga vet ai që e ka shkruar këtë rresht?”

Mos ndoshta më këtë reagim, Sara nënkupton që Dafina paska vjedhur tekstin e këngës së Ledrit?

Vazhdon ende të mbetet enigmë çdo gjë por jemi në pritje të reagimeve të tjera për t’ju informuar rreth dramës së fundit që ka “tronditur” showbizz-in shqiptar.


Shtuar 26.08.2023 16:22