U hodh të kapte kryqin në ujë, 30 vjeçari përfundon në koma (VIDEO)
Në ditën e Ujit të Bekur për besimtarët ortodoksë, një 30-vjeçar u plagos rëndë teksa u hodh në ujë për të kapur kryqin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Amarynthos në Greqi.

Mediat greke, kanë publikuar pamjet të momentin kur 30-vjeçari hidhet nga një lartësi bashkë me disa të tjerë. Ai ka goditur kokën në një shkëmb, ndërsa personat e tjerë kanë tentuar ta nxjerrin nga uji pasi humbi ndjenjat.

30-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ndërsa raportohet se është në gjendje kome.
Shtuar më 06/01/2021, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori