U hodh nga kati i tetë, 35 vjeçari vuante nga shëndeti mendor
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin, ku një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i 8 i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit bregdetar, dhe mësohet se i riu me inicialet F.K vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i Policisë:

Durrës.

Informacion paraprak.

Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga dritarja e banesës së tij, ( kati i 9-të) shtetasi F. K. 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Shtuar më 13/02/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori