U hapën më në fund, rregullat për të shkuar në kinema
Ministria e Shëndetësisë njoftoi hapjen e kinemave, shoqëruar me një udhëzues të përkohshëm gjatë fazës së pandemisë. Disa nga rregullat e vendosura te udhëzuesi i masave higjieno-sanitare për Covid-19 janë:

- Asnjë klient me temperaturë mbi 37.3 gradë Celcius nuk mund të hyjë në kinema;
- Duhet të qëndrohet në distancë fizike, jo më pak se 1.5 metër;
- Të kryhen vetëm rezervime online dhe të kufizohet grumbullimet në zonën e pritjes për të ruajtur distancim fizik;
- Klientët dhe stafi duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës në ambientet e kinemasë;
- Të mos konsumohet ushqim dhe pije në ambientet dhe sallën e kinemasë.

Masa të tjera:

- Të favorizohet qarkullimi i ajrit të jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur duke hapur dyer dhe dritare;
- Të kryhet higjienizimi i karrigeve, mbështetësve të krahësve të karrigeve, në raport me numrin dhe oraret e shfaqjeve;
- Të sigurohet higjiena maksimale në tualet dhe pajisja me të gjithë elementët bazë higjienik dhe të menaxohen në kohë mbetjet.
Shtuar më 15/10/2020, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori