U godit me mjet prerës në gjoks, i riu shqiptar nuk i mbijeton plagëve
Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u godit me një mjet prerës nga një adoleshent italian.

I riu shqiptar u shtrua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje midis dy të rinjve, e cila u tensionua duke shkuar deri në përplasje fizike.

Hetimet e policisë zbuluan se adoleshenti italian goditi me një mjet prerës në gjoks të riun shqiptar, duke i shkaktuar plagën e rëndë që i mori jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Udine, ndërkohë që autori është një 17-vjeçar italian, pjesë e "Shtëpisë Don Emilio De Roja", një qendër komunitare që përkujdeset për personat në nevojë.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u transportua menjëherë drejt spitalit, por gjendja e tij ishte tejet kritike, gjë që i solli humbjen e jetës.

Shtuar më 22/07/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori