U gjetën të pajetë përqafuar, historia e dhimbshme e dy të rinjve që tërmeti i mori jetën
Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga dy të rinjtë, që humbën tragjikisht jetën një ditë më parë nga tërmeti katastrofik në ishullin grek Samos, që shkatërroi dhe qytetin turk Izmirin, ku në këtë të fundit janë konfirmuar deri më tani 25 viktima.

Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Siç theksojnë mediet fqinje, ata janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën, duke mos ditur se vdekja i priste të dy.

Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit, duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.

Shtuar më 31/10/2020, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori