U gjet në hotel me 47 vjeçarin, Zogu i Tiranës mohon akuzat
Lajmi i ditës së djeshme ishte ai i Zogut të Tiranës, Hermes Nikajt. Ky i fundit i cili është bërë pjesë e ekranit me disa programe televizive, u kap nga Policia pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit".

Por këto akuza Hermes Nikaj i ka mohuar me dëshminë e tij para hetuesve dhe ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë.

Ai është kapur në flagrancë teksa ishte në hotel me një 47-vjeçar.

“Agjë nuk e bënim për lekë e bënim me dëshirë. Nuk kam shfrytëzuar njeri për prostitucion, duke qenë se jam i njohur kisha shumë kontakte. Gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Vajzat nuk paguanin per te shkuar ne lokale, nuk quhet prostitucion”, ka thënë ai në Polici.

“Në kuadër të hetimeve, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”, tha Policia. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2019, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori