U gjet i shkrumbuar, 53-vjeçari kishte një lidhje intime në Shqipëri?
Pëlqej
Një makinë është gjetur e shkrumbuar ditën e sotme në Derven Të fushë-Krujës, brenda të cilës janë gjetur edhe copa të një trupi.

Kufoma e gjetur brenda makinës dyshohet se i përket Xhavit Osmani, 53 vjeç nga Kosova, njëkohësisht edhe pronari i mjetit.

Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës kanë nisur hetimet.

Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij e kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është futur në Shqipëri në 29 prill 2018.

Paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori