Dy makina përplasen “kokë më kokë” në aksin Pogradec-Tushemisht

Mësohet se për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, i cili u përplas me një mjet tip “Audi”.

Sakaq, raportohet se ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2023, rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja M. D., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 29.08.2023 23:00