Dorian
Shkoza dhe Anxhelo
Avdia janë viktimat e atentatit mafioz të ndodhur ditën e djeshme në Durrës.
Të rinjtë u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, teksa qëndronin së bashku në trotuar duke konsumuar cigare.
Shkoza mbeti i vdekur në vend ndërsa
Avdia ndërroi jetë sapo mbërriti në spital .
Ditën e djeshme u njoftua se një makinë u gjet e djegur në afërsi të Rrogozhinës, e cila dyshohet se mund të jeti mjeti i përdorur në krim.
Sot mësohet se rreth 12 persona janë shoqëruar në komisarit nga policia.
Ende nuk ka asnjë detaj mbi personat e shoqëruar. Hetimet për atentatin e dyfishtë janë fokusuar në trafikun e lëndëve
narkotike dhe te biznesi privat që kishte 35-vjeçari Dorjan
Shkoza. Ky i fundit mësohet se disa vite më parë ka qenë i dënuar me burg për trafik të lëndëve
narkotike, çka dyshohet të jetë edhe shkak për ngjarjen.
Po ashtu, nuk është përjashtuar as ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij, një servis që shërben për lyerjen e makinave në Rrashbull të Shkozetit, shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Shtuar më 03/03/2020,
ora 09:23