U ekzekutua para vilës luksoze, dyshimet e para për atentatin ndaj biznesmenit

Një biznesmen anglez është ekzekutuar me 7 plumba jashtë vilës së tij luksoze në Spanjë.

Bëhet fjalë për biznesmenin e njohur Peter Andreë Williamson, 39-vjeç, i cili është ekzekutuar, teksa parkonte makinën përpara shtëpisë së tij, në Riviera del Sol, pranë qytetit të Fuenirola në Spanjë.

“The Sun” raporton se biznesmeni ishte ekzekutuar me disa plumba në gjoks dhe kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë ato të larjes së hesapeve të drogës, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Vrasja e tmerrshme ishte një tjetër rast i përplasjeve të dhunshme në Kosta del Sol në muajt e fundit.

Shtatorin e kaluar, një 24-vjeçar u godit me thikë dy herë në këmbë nga një sulmues në vendpushimin popullor të Puerto Banus, raportojnë aturotietet lokale.
Shtuar më 24/11/2019, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori