U ekzekutua me dy plumba në Itali, zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit
Identifikohet shqiptari i cili u ekzekutua me dy plumba mbrëmjen e të shtunës në Itali. Viktima mësohet të jetë shtetasi Gentian Kasa.

45 vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua në rrethin Nuovo Salario-Fidene.

Atentati raportohet të jetë realizuar në momentin që Kasa la shtëpinë teksa do të rikthehej në qelinë e burgut.

Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Republica”. Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

Viktima i moshës 45 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, kishte përfituar leje shpërblyese nga burgu i Rebibias ku po vuante një dënim disavjeçar.

Ai ishte në regjim gjysmë lirie, që do të thotë natën në burg dhe ditën i lirë. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2020, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori