U dorëhoq pas 32 vitesh, prokurori tregon arsyet
Ditën e sotme është dorëhequr nga detyra e tij si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Petrit Fusha.

Dorëheqja e Fushës vjen pas 32 vitesh karrier në drejtësinë shqiptare.

Ai së fundmi ka treguar edhe arsyen e këtij largimi të papritur me anë të një letre:

Letra e Petrit Fushës:

Pas 32 viteve pune në sherbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori