U "dogjën" nga Vettingu, por prokurorë e gjyqtarë ushtrojnë avokatinë
U hoqën nga sistemi si avokat dhe prokuror por të gjithë të shkarkuarit janë sërish ne sistem por ketë herë si avokat. Të gjithë kanë patur më parë edhe një licencë avokati që e kanë aktivizuar sapo kanë mësuar vendimin.

Janë larguar nga vettingu por të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, duke nisur që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, ish- anëtarët e shkarkuar të saj, ish- anëtarët Gjykatës së Lartë si dhe prokurorët janë sërish në sistem, por këtë herë si avokat.

Kjo pasi të gjithë kanë qenë të pajisur para vettingut me licenca avokatie madje disa prej tyre kanë patur edhe zyra ne hije, të cilat i kanë aktivizuar menjëherë pas shkarkimit, duke u përballur me kolegët tashme në një forme tjetër.

Në ndryshimet që iu bënë ligjit të avokatisë përcaktua se të larguarit e vetingut nuk do të pajiseshim me licenë avokatie, madje gjatë diskutimeve në komisione përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare te Avokatisë, u shprehen se avokatia nuk do të ishte strehe e te korruptuarve.

Por kjo mesa duket ka qenë vetëm ne letër pasi ligji nuk ka veti paravepruese dhe ndalimi për të ushtruar të drejtën e avokatit është vetëm për ata që nuk kanë patur me parë licencë, gjë që deri tani nuk rezulton të ketë ndonjë rast.

Aktualisht ne te gjithë vendin janë të regjistruar me licencë avokati afro 13 mijë persona shumica e tyre nuk e ushtrojnë profesionin pasi kanë aktivitete te tjera siç është rasti i prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët vijojnë të jene pjesë e sistemit. /oranews/
Shtuar më 06/07/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori