Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës
Dhunimi i një grupi turistësh spanjollë në Himarë ka bërë jehonë në mediat e huaja. Mediat spanjolle i kanë kushtuar shumë rëndësi incidentit, ku familja Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Nga kërkimet në google, rezulton se Eugenio Galdón është një biznesmen i fuqishëm në Spanjë dhe ka mbajtur edhe poste në qeverinë e kryeministrit Suarez.

Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë. Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018.

Galdon ka qenë shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll, Adolfo Suárez dhe ish-drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si “Cadena Ser”, “Grupo Prisa”, “Cadena COPE”.

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar kryesor i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro. Nga Marsi 2014, është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. Galdón është pjesë e 200 njerëzve më të pasur në Spanjë me një pasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.
Shtuar më 19/08/2019, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori