U dërgua në spital, çfarë po ndodh me Alvin Berishën
Taulant Kopliku, gazetari shqiptar në emisionin investigativ italian “Le lene” ishte st në “Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin.

Ndër të tjera gjatë bisedës në studio, gazetari rrëfeu se ç’po ndodh me Alvin Berishën, vogëlushin i cili u shpëtua nga kampi sirian, në operacionin e të cilit mori pjesë edhe ky i fundit.

Kppliku tregoi se komuna në të cilën banon familja e Alvinit ka vënë gjithçka në dispozicion për të bashkëpunuar për shëndetin e vogëlushit.

Pjesë nga biseda në studio:

Kopliku: Afrimi po bashkëpunon me komunën ku banojnë dhe ka vënë në dispozicion të gjithë mjetet e nevojshme për Alvinin.

Demi: Flet italisht…

Kopliku: Flet shqip, por edhe me italishten po punojnë. I kthehet besoj memoria.

Demi: Fill pasi ju bëtë shërbimin është ngjallur interesi i medias shqiptare, grupi i A2 kanë shkuar në kamp dhe janë gjetur anëtarët të familjes Dumani. Edhe ti e ke parasysh kur ke shkuar atje që ka shumë fëmijë shqiptarë. Sa i vështirë është të bëhet një operacion për të gjithë, për të rrituri nuk flasim dot?

Kopliku: Ky është mendim gazetari, nga aq sa unë e kam prekur terrenin nëse qeveria shqiptare e pranon dhe do të komunikojë me kurdët do ishte e thjeshtë. Kurdët në disa shtete konsiderohet si terroristë, Shqipëria nuk e ka shprehur hapur. Por me veprimet e mbëshetetjes turke mban një qëndrim. Kemi njerëzit tanë atje që nuk arrijmë t’i marrim dot në një lidhje direkte nga Kurdistani, duhet një lëvizje nëpërmjet Sirisë dhe kalimit në Damask. Pra ka dy rrugë ose nga Damasku ose nga Irbli. Nga kjo duhet të ketë një lidhje direkte me kurdët.

Demi: Për sa i përket gjeopolitikës, ne Turqinë e kemi aleat strategjik, ndoshta kjo është pengesë që ne nuk kontaktojmë dot me kurdët?

Kopliku: Është edhe një lidhje mjaft e ngushtë mes dy krerëve të qeverive…

Demi: Ajo që mbetet janë fëmijët atje, edhe gratë. Ti një pjesë të grave i ke përshkruar shumë të egra.

Kopliku: Janë gratë radikale të ish Kalifatit. Kanë kryer krime edhe në luftë por edhe në kamo. Janë vrarë shumë gra të tjera, që janë rebeluar ndaj tyre. Vrasje me armë të ftohta janë normale në atë kamp.

Demi: Do ktheheshe, e ke në plan?

Kopliku: Nuk është se e kam në plan, por do kthehesha.

Demi: Kur ikën i thua gruas?

Kopliku: Herën e parë për të gjithë familjen time isha në Stamboll./abcnews.al

Shtuar më 20/11/2019, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori