U dëmtua rëndë në dorë, policja Nuku niset drejt Turqisë

Ina Nuku që humbi ditën e djeshme dy gishta në dorën e saj, është nisur drejt Turqisë.

Ambasada Turke në Shqipëri ka shpërndarë disa foto teksa efektivja Ina Nuku, shoqërohet teksa niset për në Turqi.

“Bashke me Ministrin e Brendshem Sandër Lleshaj dhe Ministren e Shendetesise Ogerta Manastirliu percollem Ina Nukan per t’u mjekuar ne Turqi me avionin ambulance te Ministrise se Shendetesise te Republikes se Turqise. Ines i urojme sherim te shpejte”, shkruan Ambasada Turke në Facebook.

Kapsolla i preu dy nga gishtat efektives, dhe për këtë arsye po shkon për mjekim të psecializuar në Turqi. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori