Ra nga ballkoni, humb jetën 11-vjeçari në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Treboviq të Pejës në Kosovë.

Një fëmijë 11-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga ballkoni I një shtëpie.

Gazeta Express shkruan se fëmija ka rënë nga ballkoni i një shtëpie ku bashkë me nënën e tij kishin shkuar si mysafirë.

Fëmija ka arritur në spital pa shenja jete, ndërsa trupi i pajetë i është kthyer familjarëve për ceremoni mortore./albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 09:07