U dëmtua nga tërmetet, kyçet Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë (FOTO LAJM)

Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën qarkun e Korçës, përveç dëmeve të mëdha në banesa kanë dëmtuar dhe Mësonjëtoren e Parë Shipe në qytetin e Korçës.
Njoftimin e kanë dhënë vetë punonjësit e Muzeut Kombëtar të arsimit në Korçë, të cilët shprehen se që prej datës 7 qershor aktivitetet dhe vizitat në Muze janë pezulluar.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.

Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.
Shtuar më 13/06/2019, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori