U cënua siguria e NATO-s, çfarë ndodhi natën e vjedhjes së automatikëve në Pashaliman
Pëlqej
I kalon përmasat e një skandali cënimi i perimetrit të sigurisë dhe vjedhja e tre automatikëve dhe disa granatave në bazën e Pashalimanit në Vlorë.

Konstatimi i vjedhjes u bë një ditë më pas, ndërsa deri më tani janë ndaluar pesë ushtarakë, raporton Albeu.com.

Personi përgjegjës për ruajtjen është shprehur se atë natë kishte patur ftohtë dhe ishte larguar nga vendi i rojes duke shkuar në një vend më të ngrohtë.

Sipas tij, ky ka qenë momenti kur dikush ka hyrë dhe ka vjedhur armët.

Vjedhja e bazës së Pashalimanit është një cënim i sigurisë në një bazë të vendeve anëtare të NATO-s siç është Shqipëria. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2019, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori