U bllokuan 2 vjet, kur votohen dy ligjet që finalizojnë Reformën në Drejtësi
Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë dy ligjet e mbartura të reformësdrejtësi. Bëhet fjalë për ligjin "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve" dhe "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".

Në dy vitet e fundit shumica socialiste kërkoi konsensusin e PD-LSI për të ndryshuar 2 ligjet e ReformësDrejtësi pas shfuqizimit të 22 neneve nga Gjykata Kushtetuese, pasi duheshin 84 vota, por opozita refuzoi, pavarësisht thirrjeve të SHBA-BE.

Nenet kryesore kanë të bëjnë me rregullat për hetimin e shkeljeve nga gjyqtarët e prokurorët, si dhe procedimin e vetë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me largimin e PD-LSI-së, shumica duket se ka marrë konsensusin e opozitës së re për të kaluar ligjet e mbartura prej dy vitesh në Kuvend. Nesër në orën 11:00 është parashikuar diskutimi i ndryshimeve te Komisioni i Ligjeve, ndërsa të enjten pritet votimi në Kuvend.
Shtuar më 14/07/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori