U bë hero në Austri, edhe mediat shkruajnë për shqiptarin

Muharrem Behrami, shqiptari nga Podujeva e Kosovës punon dhe jeton në Linz të Austrisë por ditën e djeshme ai është bërë hero.

Kjo pasi që Behrami ka shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i tij nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.

Pas nderhyrjes, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur. “Në orën 4:30, djali u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet në artikullin e gazetës austriake.

Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.

“Unë vetëm bera detyrën time si, dhe i rashe telefonit. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake.
Shtuar më 25/12/2018, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori