“Gjithë jetën kanë thënë që Mihrija bën ndërhyrje”, Naim Abazi tregon eksperiencën me botoksin: Mendova se u paralizova (VIDEO)

Të sinqertë si gjithmonë, Mihrija dhe Naimi kanë folur në emisionin e verës, “Era Verë”, edhe për ndërhyrjet estetike. Mihrija shpesh përflitet për këtë pjesë, por tha se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Por, befasoj me diçka tjetër.

Ajo tha se Naimi ka bërë botoks në ballë. Me këtë rast, këngëtari nuk nguroi të tregojë se si ka ndodhur gjithë ngjarja.

Naimi tregon se si u zgjua pak ditë pas aplikimit të botoksit dhe nuk mund t’i lëvizte vetullat, mendimi i parë që i ka ardhur në mendje ka qenë paralizimi duke harruar për aplikimin e botoksit.


Shtuar 19.07.2022 14:13