E FUNDIT/ Mbyllen pjesët e para, kryesojnë Laçi dhe Teuta (VIDEO)
U arrestua pas sherrit me djemtë, merret vendimi për Alaudin Malajn
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e detyrimit të paraqitjes për ish gjyqtarin e ApelitTiranës Alaudin Malaj, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit të shtëpisë. Malaj u arrestua dy ditë më parë pasi pati një konflikt me djemt e tij, për pronësinë e makinës.

Sherri mes ish-gjyqtarit dhe djemve të tij ndodhi tek liqeni i Tiranës. Fillimisht ish kreu i Apelit u shoqërua në komisariat sëbashku me dy djemtë e tij, por pas kallëzimit të bërë nga këta të fundit policia arrestoi ish gjyqtarin, pasi djemtë e tij kishin edhe urdhër mbrojtjeje.

Ndaj ish-kreut të Apelit Tiranës policia ngriti akuzat “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Ish gjyqtari ka pasur probleme me familjarët e tij, ku përpara disa muajish ai edhe u divorcua nga bashkëshortja e tij. Alaudin Malaj disa kohë më parë dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, duke hequr dorë edhe nga statusi i magjistratit, dhe automatikisht duke u përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Shtuar më 28/12/2020, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori